Categories Lajme

Krimi në Mallakastër/ Zbardhet dëshmia e djalit që vrau babain: Më tha gjej punë, mos rri kot. Unë…

Burime konfidenciale për ABC nga policia e Ballshit, hedhin dritë mbi shkakun e krimit në familje, ku i biri vrau të atin. mbrëmjen e 25 gushtit. Sipas këtyre burimeve, mësohet se gjatë marrjes në pyetje ekspertë të policisë, Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak ka qenë një zënkë e çastit më të atin.

I ati, i ndjeri Qemal Muhametaj, i ka thënë të birit të gjejë punë dhe të mos rrijë kot.  “Gjej punë, mos rri kot. Unë nuk kam me çfarë të ushqej”, mësohet t’i ketë thënë ai..

Në debat e sipër midis atë e bir, Mariglen i mësohet që fillimisht e ka shtyrë me duar me forcë të atin, i cili ka rënë përtokë.

Autori nuk është mjaftuar me kaq, por ka marrë një pllakë betoni dhe e ka goditur dy herë në kokë, duke i marrë jetën në vend. Gjatë kohës, që Mariglen Muhametaj, ka treguar gjithë rrjedhën e ngjarjes së rëndë, e ka treguar atë qetësisht, normal dhe pa pendesë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Mariglen Muhametaj goditi me sende të forta në kokë, babain e tij 73-vjeçar, Qemal Muhametaj. Si pasojë e goditjes i ati ndërroi jetë në vend, ndërsa 37-vjeçari u arratis. Ai u arrestua pas disa orësh kërkimesh nga policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME