Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku një 42-vjeçar ka mbetur i lënduar.
42-vjeçari ka marrë plagë në pjesën e gjoksit dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit te Sarandës.
Bëhet fjalë për Olsi Mucodemi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plagosjes me thikë dhe po punon për kapjen e autorit.
