Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) nën emrin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama i cili gjatë fjalës së tij, ka theksuar mbështetjen që përfitojnë bizneset e vogla dhe të mesme nga kjo marrëveshje.

Po ashtu në takim kanë qenë pjesë, Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, Petrit Malaj, Ministër i Financave, Seyhan Pencabligil,  Zëvendëskryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT si edhe përfaqësues nga bankat e nivelit të dytë.

“Sot të gjithë ata që kanë një ndërmaje të vogël apo të mesme duhet ta dëgjojnë se pas firmosjes së kësaj marrëveshje do t’u hapet një derë për ta dyfishuar biznesin e tyre” është shprehur Kryeministri gjatë fjalës së tij.

Duke shtuar më tej se bizneseve të vogla dhe të mesme do t’u vihet në dispozicion një mundësi kredie me interes shumë të ulët 2-3%, e shoqëruar me garancinë e qeverisë.

“Falë bashkëpunimit dhe disponimit të bankës së Shqipërisë për ta mbështetur rritjen ekonomike përmes rritjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, kështu që për to do të vihet në dispozicion një linjë kredie me interes minimal 2 % dhe maksimal 3%, e shoqëruar me një garanci sovrane të qeverisë shqiptare për të ulur riskun e kredisë për bankat .

Dhe natyrisht që nuk do harroj të them se bankat duhet të jenë pak më kurajoze edhe në raport me sektorin e bujqësisë, ku niveli i riskut është i lartë, por ku kemi mësuar se projektet kanë një risk më të ulët dhe që lidhen me agrobiznesin dhe teknologjitë e reja”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përgjimet në SKY ECC i nxjerrin zbuluar/ Trafikanti i njohur i kokainës, në vështirësi pas humbjeve të mëdha

Sipas medias italiane Corriere della Calabria, hetimet e Prokurorisë së Milanos kanë zbuluar një rrjet…

LEXO ME SHUME