Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për vjedhje me pasoja të rënda. Uniformat blu kanë arrestuar Denis Shkallën dhe bashkëpunëtorin e tij Martin Dado.

Sipas hetimeve paraprake ka rezultuar se dy të arrestuarit kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe në orët e para të mëngjesit të datës 8 maj kanë vjedhur banesën e Rigers Vrapit, në rrugën “Pandi Dardha”, në zonën e Laprakës.

Ata të maskuar me kapuç dhe maska kanë hyrë në pallatin ku ndodhej apartamenti i Rigers Vrapit dhe pasi kanë kryer vjedhjen janë larguar me shpejtësi duke marrë më pas automjetin e tyre. Autorët kanë arritur të marrin një shumë prej 28 mijë eurosh, si dhe bizhuteri floriri me vlerë të konsiderueshme.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor dy të arrestuarit nuk njiheshin me Vrapin por ishin orientuar nga persona ende të paidentifikuar. Shuma e vjedhur ende nuk është gjendur nga grupi hetimor.

Të arrestuarit rezultojnë me precedentë kriminal të mëparshëm penalë në Itali dhe Francë për vjedhje si dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME