Categories Lajme

E fundit! ja sa raste të reja u konfirmuar sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i të inf ektuarve në vendin tonë të kalojë mbi 1000. Nga rastet e reja 4 janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, ndërsa në spitalin Infe ktiv janë të shtruar 16 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë: Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Mbështetur në strategjinë e lehtësimit të masave mbi kriteret e rasteve të shtruara në spital, rasteve që kërkojnë trajtim në terapi intensive, rasteve të hum bjeve të jetës, situata ka qenë e qëndrueshme, përkundrejt 14 ditëve të vlerësimit të saj. Kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. Hetimi i thelluar epidemiologjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit. Situata në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin sot ka kaluar mbi 1 mijë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste pozitivë. 4 raste janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik. Po aq sa numri i të prekurve është edhe numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. 6 raste janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Nga fillimi i epidemisë rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Fatk eqësisht 32 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid19, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienen vetjake. Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shenjat e Covid19 si kollë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje. Nëse keni këto shenja telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (25 Maj 2020)

Testime totale 14659

Testime molekular 13333

Testime serologjike 1326

Raste pozitive 1004

Raste të shëruara 795

Raste Aktive 177

Hu mbje jete 32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 59

Durrës 53

Krujë 27

Shkodër 12

Berat 10

Kamëz 9

Fier 4

Elbasan 1

Mirditë 1

Korçë 1

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME