Categories Lajme

Italianët vërshojnë në jetën e natës, kryebashkiakët paralamërojnë mbyllje

Të rinjtë italianë kanë vërshuar në rrugët e qyteteve, nga veriu në jug në të parën fundjavë të hapur. Shumë thyerje, por pak gjoba, sikurse njofton agjencia e lajmeve ANSA. Ndërkohë kryebashkiakët njoftojnë se do të jenë sërish të detyruar të urdhërojnë mbylljen, pasi situata është e vështirë për t’u menaxhuar.

Ndërkohë në Napoli, mbyllja e lokaleve në orën 23:00 nuk e ka ndalur jetën e natës. Trafiku ka qenë i bllokuar deri në 4 të mëngjesit, ndërsa kush është gjendur në shtëtitoren buzë detit në Napoli, fliste për një cmenduri kolektive. Mijëra persona, edhe pa maska janë derdhur nëpër rrugë, në këmbë apo me makina, edhe pse lokalet janë mbyllur në orën 23:00. Një fotograf bashkëpunëtor i ANSA, është kërcënuar dhe detyruar të dorëzojë kartën e fotografive, ku kishte regjistruar disa të rinj të mbledhur në grupe dhe pa maska.

“Pjesa e pacivilizuar e popullit tonë ka treguar më të keqen. Qindra të rinj kanë bërë festë deri në 5 të mëngjesit, me muzikë duke bllokuar banorët në shtëpitë e tyre, me makina dhe motorë të parkuar kudo, duke bërë kaq shumë rrëmujë sa të paktë kanë qenë ata që kanë mundur të flenë. Shumë prej tyre kanë qenë të grumbulluar dhe pa maska. Një situatë e rrezikshme si për rendin publik edhe për sigurinë”, ka bërë me dije Francesco Emilio Borrelli, këshilltar rajonal, që thotë se është kontaktuar nga shumë qytetarë të dëshpëruar. Situata të ngjashme janë vërejtur edhe në Romë, Bari, Foggia, Rimini, Trieste./Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME