Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur të plagosur dy të rinj.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, rreth orës 23:00 të datës 10.05.2026, Salla e Komandimit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka marrë njoftim se kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital, shtetasi R. H., 28 vjeç, i dëmtuar në kokë, me sende të forta, dhe shtetasi D. H., 28 vjeç, i dëmtuar me mjet prerës.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur si pësojë e një konflikti të çastit.

Në vijim specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve që ka goditur këta shtetas, konkretisht K. S., 36 vjeç, banues në fshatin Vadhizë, Fier, shtetas me precedent penal, i cili u shpall në kërkim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME