Categories Lajme

E FUNDIT/ Nga Plarent Dervishaj te vëllai i “Rrumit” të Shijakut, emrat që dyshohen si pronarë të kamerave “spiune”

Detaje të reja dalin në dritë nga aksioni i Policisë në qarkun e Durrësit për heqjen e kamerave të paligjshme.

Sipas Policisë, personat të cilat janë nën hetim dhe që dyshohen se kanë lidhje me këtë janë disa emra të njohur, elementë të botës së krimit, mes të cilëve dhe Plarent Dervishaj.

Për Shijakun:

Albert Muharremi vëllai “Rrumit”
Xhulio Vora
Astrit Balliu ( Avdyli)
Jasin Kala ( Avduli )
Altin Avdyli
Sajmir Gjepali

Për Durrësin:

Plarent Dervishaj
Dejvid Karaboja

Plarent Dervishaj ka qenë i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit teksa më vonë fitoi lirinë. Në 2019 ai i shpëtoi një atentati teksa duke udhëtuar në makinë u qëllua me breshëri bashkë me një tjetër.

Dervishaj është i akuzuar nga SPAK në të njëjtën dosje me Emiliano Shullazin, Luftar Reçin, Viktor Ymerin dhe Indrit Tuallain për dy vrasjet e bujshme të vitit 2005, atë të Klodian Saliut ku mbeti i plagosur edhe një tjetër, dhe atentatin me eksploziv ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj ku i vdekur mbeti dhe miku i tij Artan Arsi.

Në të gjithë qarkun e Durrësit janë hequr 47 kamera të cilat sipas Policisë janë vendosur në kundërshtim me ligjin dhe pa asnjë autorizim.

Aktualisht po kryhen hetime për të zbardhur të gjithë aktivitetin e grupeve  kriminale, të cilat siç duket kanë survejuar me kamera pjesën më të madhe të territorit të Durrësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME