Categories Lajme

E fundit! Sërish numër i lartë i rasteve të reja në Shqipëri

Ka shkuar në 989 numri i personave të inf ektuar me koronavirus në vendin tonë, me 8 raste te reja, 5 ne Tirane, 2 ne Durres dhe nje ne Kruje. Te dhenet e reja jane bërë publike sot nga Ministria e Shëndetësisë, në raportin e situatës më të fundit të koronavirusit në vend, pas testimeve të bëra në rastet e dyshuara gjatë 24 orëve.

E PLOTE COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 8 raste të reja, shkon në 989 numri i të prekurve Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete. 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar

Dr. Rovena Daja Instituti i Shëndetit Publik\ Ju paraqesim situatën epidemiologjike të Covid19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.
Duke analizuar të dhënat epidemiologjike, numrin e rasteve të reja në 24 orët e fundit, numrin e vd ekjeve dhe numrin e personave të hospitalizuar, mund të themi se situata epidemiologjike e Covid19 në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive. Fatmirësisht gjatë 3 javëve të fundit nuk kemi asnjë hu mbje jetë nga Covid19 dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shp ërthimi epidemik. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (23 Maj 2020)
Testime totale 14459
Testime molekulare 13133
Testime serologjike 1326

Raste pozitive 989
Raste të shëruara 783

Raste Aktive 175
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 62
Durrës 50
Krujë 27

Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9

Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME