Categories Lajme

Shuhet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë së Rrëshenit

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë së Rrëshenit Preng Toma. Lajmin e bën me dije gazetari Gjergj Marku i cili shkruan se Toma është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare pas një sëmundje të rëndë për të cilën kurohej në Itali. Me profesion si mësues fizkulture, Preng Toma, është ndër kontributorët më në zë për sportin jo vetëm në krahinen e tij ku ka lindur, Perlat, por dhe për gjithë sportin mirditas. Për disa vite në mënyrë të sukseseshme ka drejtuar si trajner ekipin legjendë të volejbollit të Mirditës. Ndërkohë në fushën e administrimit, është nga drejtuesit më të suksesshëm si kryetar komune në Kthellë dhe më pas ish kryetar i bashkisë në Rrëshen.

Gjithashtu ai ka qenë në instancat drejtuese të Partisë Demokratike, duke mbetur fort i shenjuar ndër faktorët intelektualë determinatë për shume vite në Partinë Demokratike të Mirditës. Nderkohe që krijoi një familje model për Kthellën, Rreshenin e Mirditën duke gëzuar respektin e mbarë mirditorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME