Categories Lajme

E fundit \Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, atentat ndaj dy efektivëve të policisë (VIDEO)

Një tjetër atentat me armë zjarri është shënuar sot në vend. Sipas informacioneve një person ende i paidentifikuar që udhëtonte me automjetin tip “Wolswagen” ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit tip “Audi” ku po udhëtonin dy efektivë policie, me inicialet A.B dhe N.M të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime.

Makina “Audi” është në pronësi të A.Bedinaj i cili është punonjës së patrullës së Përgjithshme të policisë në Vlorë. Mësohet se dy efektivët kanë qenë jashtë shërbimit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie. Ndërkohë që atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme e cënon edhe më shumë sigurinë në vend pasi tashmë në shënjestër janë edhe efektivë të policisë dhe jo vetëm persona me veprimtari kriminale.

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volkswagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME