Një i moshuar është gjetur i vd e ku r në Shtëpinë e Pleqve në fshatin Zahaç të Komunës së Pejës.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 11:40 të ditës së sotme.
“Sot rreth orës 11:40 Policia është njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e pleqve në fshatin Zahaç të Komunës së Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore. V d e kj en e v ikt im ës e ka konstatuar mjeku i Emergjencës nga Qendra e Mjekësisë Familjare”, ka thënë Ibraj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i hetimeve, forenzika dhe prokurori i rastit.