Categories Lajme

E rëndë në Francë! Shqiptari vetëvàret në qeli, refuzoi të riatdhesohej

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Francë. Mediat lokale bëjnë me dije se më 15 dhjetor një 41-vjeçar shqiptar nga Kosova është vetëvarur në ambientet e gjykatës pasi refuzonte të kthehej në Atdhe.

Mësohet se viktima quhet Fitim Uka dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në bodrumin e gjykatës së Bordo. Ai u var në kanxhellat e dritares me lidhësen e kapuçit të xhupit të tij. Policia, pastaj zjarrfikësja, nuk mundën të bënin asgjë për ta ringjallur.

Dy ditë më parë, burri kishte refuzuar të hipte në një avion për në Prishtinë. Që atëherë, ai kishte pritur që të kthehej përfundimisht në vendin e tij të origjinës, të cilin e kishte lënë pesëmbëdhjetë vjet më parë. I ardhur në Francë me vëllain e tij për t’i shpëtuar luftës në Jugosllavi, shqiptari nuk kishte arritur të integrohet në shoqëri shprehet avokati i tij.

Edhe pse dinte të fliste frëngjisht ai kishte probleme me drejtësinë veçanërisht për vjedhjet. Në momentin e dëbimit, ai po dilte nga dënimi me katër muaj burg për dhunë në familje. Ai gjithashtu vuante nga çrregullime të rënda psikiatrike dhe nga varësia ndaj alkoolit dhe drogës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokohen 5 tonë djathë Gouda dhe 944 kg fileto pule, AKU gjobit subjektin

Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit Tiranë ka bllokuar 5 tonë djathë Gouda dhe 944…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME