Lajme

E rëndë në Itali, i riu shqiptar plagoset dhe lihet në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 28-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur me thikë, në një rrugë në Genova.

Mediat italiane raportojnë se ka qenë një punonjës sigurie që ka pikasur personin e plagosur të shtrirë përtokë, ndërsa më pas ka njoftuar policinë.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes së ambulancës, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është transportuar me urgjencë në spitalin ‘Villa Scassi’.

Mediat italiane shkruajnë se aktualisht i riu është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka pak detaje lidhur me shkaqet që kanë çuar në këtë plagosje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close