Categories Lajme

“E rrasën brenda dhe këtu të vdesësh i thanë”, babai i ish-gjyqtares së Krujës ndalohet spontanisht në rrugë (VIDEO)

Belul Hoxha, babai i ish-gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha, e cila ndodhet prej muajsh në qeli sepse akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, thotë se viti që lamë pas për të ka qenë i vështirë ndaj dhe uron që të mos ketë më të tillë.

Ai është ndalur spontanisht në rrugë për një “vox pop” dhe ka treguar se ishte babai i Enkelejda Hoxhës. Përpos halleve të shëndetit dhe luftës së përditshme për mbijetesë, Belul Hoxhës iu desh të ndiqte dhe vajzën në burg e gjyqe.

“Nuk shpenzova shumë, tani trokë. Shpenzime po, shëndeti po dhe një hall tjetër që i kryeson të tëra. Unë jam babai i gjyqtares së Krujës që e rrasën brenda atje. Ajo nuk ka bërë asnjë gabim, as ka vënë dorë në lekë as plane. Çfarë planesh, asaj nuk i ndahej mundimi, nga Dibra me vrap në Krujë, Burrel,Tropojë, Has. Për mua mos ardhtë më kështu ky vit i ri.

Ishalla 2022 është më i mbarë nga drejtimi i vendit, lë shumë për të dëshiruar. Nuk e zgjidhim dot kollaj këtë, se kanë marrë nga një copë postiqe, karrige ata që janë dhe si lëshojnë kollaj. Shih botën që formojnë qeverinë për 48 orë. Do të vuajmë, nuk është kollaj demokratizimi i jetës së vendit. Drejtësia do kohë dhe vite, brezi i ri të marrë drejtimin e vendit. Nuk është se nuk kemi por si lënë ata të vjetrit”, ka thënë babai i ish-gjyqtares për Ora News.

Kujtojmë që gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore dhe bëheshin gati t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit, i dënuar për vrasje. Gjyqtarja e Krujës ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME