Categories Lajme

“E shpoi me thikë dhe tentoi ta mbyste në dush”, Klodiana Lala rrëfen dhunimin e 28-vjeçares të mbajtur peng nga bashkëjetuesi

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku një 28-vjeçare u mbajt peng dhe u dhunua barbarisht për një javë nga bashkëjetuesi i saj 31-vjeçar, Gleard Gusholli.

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar dinamikën e gjithë asaj çfarë ndodhi brenda apartamentit ku jetonte çifti.

Lala tha se çifti u njohën në Gjermani, ku 28-vjeçarja punonte si infermiere në një spital dhe Gusholli ishte pacient i saj.

Lala zbuloi se Gusholli kishte tentuar ta mbyste atë në mënyra makabre, e kishte qëlluar në disa pjesë të trupit me thikë si edhe e ka droguar duke e detyruar të konsumojë kokainë.

Sipas saj, e reja ka tentuar disa herë të largohet dhe ka arritur deri në atë pikë sa ka tentuar edhe të hidhet nga kati i pestë.

“Sipas policisë ishim para heqjes së lirisë së nja vajze të pafajshme. Ajo më ka rrëfyer gjithë historinë e saj. Ajo ishte e terrorizuar dhe në presion. Dridhej e tëra, nuk e hiqte cigaren nga goja. Në mënyrën si e rrëfeu historinë, vajza pretendon që është lindur dhe rritur në Gjermani. Ajo punonte si infermiere në një spital në Gjermani. Kishte shkuar një pacient shqiptar që nuk dinte gjuhën. Në këtë mënyrë u njoh me Gleard Gushollin dhe krijuan një lidhje intime. Ai ra në burg në Austri për 10 muaj dhe ajo e priti. Në Gjermani filloi dhuna deri sa prindërit e saj u detyruan ta largonin nga vajza. Familja e ka ndihmuar edhe financiarisht, i paguan edhe abonimin e palestrës. Pasi u ndanë, e telefonoi një numër shqiptar dhe ajo kërkoi t’i jepte një shans të dytë.

Ajo erdhi në Shqipëri në ditën e Shën Valentinit dhe ka nisur bashkëjetesën me të. Java e parë ka qenë normale. Më pas Gusholli filloi të shfaqte shenja xhelozie të theksuara. Në ato ditë, 28-vjeçarja tregoi se ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i banesës, e ka droguar. Ka tentuar të vrasë veten me medikamente. Kishte përdorur thikën duke e shpuar në pjesë të ndryshme të trupit. I kishte futur dorën në gojë për ta mbytur dhe e fut në dush për ta mbytur. Ai i tha se duhet të vuante. Ishte në gjendje shumë të rënduar psikologjike.

Për një moment ai telefonoi kushërirën e tij, dhe i kërkoi të merrte informacion për ndalimin e tij nga Gjermania. Në atë moment ajo ka thirrur dhe për disa minuta kushërira ka ardhur në banesë dhe e ka ndihmuar. Gusholli ishte aty dhe atë e larguan disa persona të tjerë të afërm. Sa i përket vajzës, në atë moment mbërriti edhe motra e Gushollit. Te ambulanca ajo i tha mjekëve që nuk e njihte vajzën dhe i tha që e kishin gjetur në rrugë atë”, tregoi ajo në News 24.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME