Categories Lajme

“E tepron me alkoolin dhe ngacmon femrat”/ Hetimi i Ministrisë fundos presidentin e Federatës të Futbollit…!

Noel Le Graet duket se ka mbyllur përfundimisht eksperiencën e tij si presidenti i Federatës Franceze të Futbollit. Drejtuesi i pezulluar pas disa komenteve kundër Zinedin Zidan e më pas akuzave për ngacmim seksual ndaj femrave në zyrat e institucionit që drejtonte, ka orët e numëruar pasi një hetim i kërkuar nga Ministria e Sporti në Francë ka konfirmuar se është person i papërshtatshëm për të mbuluar këtë rol.

Auditimi i kryer gjatë këtyre javëve raportohet se ka gjetur konfirmim të të gjitha ngjarjeve për të cilat akuzohet Le Graet, në detyrë që nga viti 2011. “Zoti Le Graet nuk ka më legjitimitetin e duhur për të administruar dhe përfaqësuar futbollin francez” shkruhet qartësisht në raportin që është dorëzuar në zyrën e Ministres së Sportit, Ameli Oudea-Kastera, teksa theksohen sjellje “të papërshtatshme me ushtrimin dhe detyrat ashtu si edhe kërkesën e sjelljes shembullore”.

Aty përmenden sjellje të papërshtatshme me femrat, me sinjalizime komentesh dhe SMS me dy kuptime për disa prej punonjëseve, apo edhe me aludime të qarta seksuale të tij. “Natyra e papërshtatshme dhe ofensive e sinjalizimeve të zotit Le Graet mund të shtohet nga konsumimi i theksuar i alkoolit”, shkruhet ndër të tjera në këtë raport sipas “RMC Sport”, që bën të sigurt shkarkimin e tij dhe nisjen e procedurave për emërimin e një presidenti të ri të Federatës Franceze të Futbollit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME