Categories Lajme

E thotë historia e të parëve tanë: Janë 54-fshatrat e Himarës

Edhe njëherë për ata që çuditen kur unë them se Bolena, Kallarati, Fterra, Çorraj, Kuçi, Piqerasi Progonati,Nivica e Kurveleshit, Gusmari, Brataj, Dragoti, Lekëli,Borshi, Vranishti,Lukova, Sasaj, Shën Vasili, Kudhësi e cdo fshat tjetër që janë Himarë, duhet ta dini se nuk e them unë , por e ka thënë historia e të parëve tanë.

Janë vetë ata që e kanë thënë. E lexojmë në kënget tona, e lexojmë në dokumentet veneciane, spanjolle, të Vatikanit. Lexoni 12 prijësit e Piana Degli Albanesi, se shumë nga ata i kemi nga Dhërmiu, Himara, Piqerasi, Dragoti, Shën Vasili, Qeparoi, Piluri,Lukova , Fterra etj.

Aty kemi edhe shumë familje nga Dhërmiu, Himara, Piqerasi, Kuçi, Borshi, Kallarati,Piluri,Dragoti, Qeparoi, etj… etj.

Lexoni Andon Linerosën me grupin e tij, Gjon Kastriotin me Krokodil Kladhën i cili u rop i gjallë në kalanë e Himarës nga Turqit, dhe sa luftëtarë nga 54 fshatrat e Himarës vdiqën për ta mbrojtur nën urdhrat e tyre. Lexoni 1492 dhe venomet.

Lexoni luftërat në vitet 1492-1700, sa vetë nga 54 fshatrat vdiqën për ta mbrojtur përsëri. Për më shumë lexoni edhe 1596 me Mihal Buan, Jani Golemin, Mihal Papadhin.

Ngeli 7 sepse të gjithë dolëm nga realiteti, dhe u bëmë përçarës, mohues, interesaxhi për para, dhe për më shumë disa flasin edhe në emër të një populli tjetër, kur edhe gurët i njohin për mijëra vjet.

Kur ishim 54 i vumë kushte një perandorie në kulmin e fuqisë së saj. Kur ngelëm 7 u vodhëm nga të gjithë, brenda dhe jashtë.

Biles shkuam aq keq sa filluam ti kërkojmë të drejtat si të huaj.

Ska më turp që i zoti shtëpisë ti kërkoj si i huaj të drejtat. 54 fshatrat më pëlqejnë, jemi udhës dhe kemi shkuar në 21, dhe gjërat po marrin pak për mirë. Sikur të ishim përsëri 54……

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME