Categories Covid-19, Lajme

E trishtë, humb betejën me COVID-19 mjeku i njohur veterinar

COVID-19 i ka marrë jetën mjekut veterinar Sulejman Peza. Lajmi është konfirmuar nga ish deputeti socialist Alfred Peza i cili i ka kushtuar disa fjalë prekëse në rrjetet sociale.

“Kjo duhet te jete Dita e Veres, me e trishtuar e jetes sime.  Ne Elbasan, ne kryeqytetin e kesaj feste pagane qe e kemi pritur nga femijeria me harene koniciane, kete radhe gjithcka eshte ndryshe.

Pandemia na mori edhe Dr. Sulejman Peza, qe na ka pritur cdo 14 mars me shume se me lule e ballakume, me dashurine e nje njeriu qe i gezohej ardhjes sone cdo pranvere. Qyteti duket me i varfer sot, pa Nderin e Qarkut te Elbasanit” dhe “Personalitetin e Shekullit XX” shpallur nga Instituti Amerikan i Biografive.  Lamtumire Doktor.  I paharruar kujtimi”, shkruan Peza.

Dr Sulejman Peza për kontributin e tij në fushën e veterinarisë është dekoruar disa herë nga Instituti Amerikan i Biografive me qendër në Universitetin e Kembrixhit dhe Uashington D.C me titujt “Personalitet i Shekullit XX”, “Personalitet publik Ndërkombëtar”. Ky institut e ka vlerësuar me medaljen e artë dhe i ka dhënë dy herë titullin honorifik Guvernator, drejtor i institutit amerikan për Evropën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME