Categories Lajme

“E vuante përbrenda”/ Nga xhelozitë e partnerit dhe deri tek tiparet e tij të veçanta, rrëfehet Irini Qirjako

Këngëtarja e muzikës popullore Irini Qirjako ishte e ftuar ditën e sotme në programin “Panorama e mëngjesit”.

Gjatë një lidhjeje telefonike në studio, artistja tregoi se ditën e “Shën Valentinit” do e festojë me bashkëshortin e saj, ndërsa ndau dhe disa detaje të veçanta rreth marrëdhënies që ka me të.

Sa i përket 14 shkurtit e cila cilësohet si dita e të dashuruarve, Irini u shpreh se njeriu duhet të falë dashuri çdo ditë.

“Dashuria nuk është vetëm një ditë njeriu duhet të marrë dashuri dhe të falë dashuri çdo ditë. Nëse e manifeston vetëm një ditë atëherë ajo nuk është dashuri”- u shpreh artistja.

Cfarë do i thoje partnerit sot publikisht?

Ai e di që unë pëlqej shumë lulet nuk jam e prirur për dhurata të shtrenjta sepse i zgjedh vetë por lulet janë gjëja më e bukur, më japin emocion, dashuri.

Ka qenë ndonjëherë xheloz partneri kur keni qenë e re?

Nuk ka qenë xheloz vetëm për paraqitjen por edhe për punën time sepse largohesha në turne jashtë shtetit. Ai ndoshta e vuante përbrenda por nuk e shfaqte asnjëherë sepse e dinte që do më mërziste nëse do të ma tregonte.

A keni pasur fansa që iu janë ngjitur nga pas?

Shumë kam pasur shumë si brenda shtetit dhe jashtë saj. Të bezdisnin dhe të frikësonin, ata nuk kanë munguar asnjëherë kam ende edhe sot.

Cilat janë tiparet që partneri ka vlerësuar tek ju dhe ju tek ai?

Partneri nuk më thotë shumë, është burrë shumë mendje hapur, ‘gentleman’  nuk i pëlqen të përgojoj një femër por vetëm njëherë në jetën time më ka thënë ‘sa e bukur je’.

Burri im ka një inteligjencë të përkryer ka dhembshuri për dikë tjetër madje e kur kalojmë me makinë dhe dalin shumë lypsarë nuk e di se sa para jep. Ka zemër të dobët, dhurata i bëj dhe ai më bën lulet.

A ju shoqëron partneri në koncertet tuaja?

Këtu në Shqipëri këto 10 vitet e fundit ai vjen me mua, është shoferi im personal, më thotë aman ku do i ndalosh këto se u lodhëm. Rralloj pak këto më thotë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME