Categories Lajme

Edhe një tjetër deputet i PD-së i bashkohet ish-kryeministrit Berisha

Edhe një tjetër deputet i PD-së i bashkohet ish-kryeministrit Berisha në fushatën kundër Bashës. Deputeti i PD, Edmond Spaho ka bërë të ditur lajmin në rrjetin e tij social facebook

Te nderuar demokrate dhe demokratë, PD eshte ne gjendje shume kritike pas zgjedhjeve te 25 Prillit dhe zhvillimeve te mevoneshme. Bunkerizimi i Partise eshte semundja me e rende qe na ka zene dhe per kete fajtore jemi te gjithe, ne qe kemi drejtuar edhe me shume.

Hapja e Partise, debati midis nesh, kolegjialiteti ne vendimarrje dhe vecanerisht degjimi i antaresise jane rruga e vetme per te dale nga kriza dhe shpetuar PD.

Jane keto arsyet qe me shtyjne te mbeshtes dhe marr pjese ne “Foltoren” e organizuar ne qytete te ndryshme te vendit.  Une “Foltoren” nuk e perkrah per emocion, por per idete, frymen e lirise qe shperndan dhe kohezionin. PD eshte aset i çmuar, qe me se pari i perket demokrateve te cdo niveli, te cilet duhet te ndihen te perfaqesuar.

Te nderuar miq, Mandati i trete ne opozite per fat te keq ka nisur sipas shprehjes “sezoni i ri avaz i vjeter”.

Kemi nevoje per nje platforme te miremenduar se si do ta mundim Edi Ramen ne zgjedhje. Platforma nuk imponohet, ajo diskutohet me ata qe do e zbatojne dhe me pas miratohet ne organet drejtuese te PD. E njejta gje vlen dhe duhet zbatuar edhe per reformat qe synohet te ndermerren.

Ne keto kohe te veshtira, PD me shume se gjithcka, ka nevoje per lidership. Lidershipi duhet ti dale per zot sfidave, te mbroje vendimet qe merr dhe te jete ne krye te antaresise per ti cuar ata ne fitore.

PD duhet te permiresoje thellesisht organizimin e saj. Ne nuk mund te kthehemi ne pushtet me dege pa kryetare, me kryetare pa ushtare apo me ushtare te lene te demoralizuar, te braktisur apo te vetmuar nga humbja e 25 Prillit. Strukturat e PD nuk mund ti therrasim vetem per zgjedhje te pergjithshme, vendore apo partiake.

Ne kemi nevoje te rikonceptojme marredheniet me miqte tane nderkombetare. Per kete duhet te pranojme gabimet qe kemi bere vitet e fundit. Miqesia me ta nuk mund te jete konjukturale apo e interesave te castit. Partia Demokratike u themelua nga themeluesit e saj si proamerikane, ka jetuar si e tille dhe do te jete edhe ne te ardhmen proamerikane. Gjithshka per nje PD te bashkuar, te forte e te hapur per te garantuar fitoren e saj dhe qytetareve shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME