Categories Lajme

GJENDET NË ITALI E REJA NGA FIERI/ Vajza 25-vjeçare telefonon: S’dua që familja të më gjejë, kam frikë nga ata…

E reja nga Cakrani i Fierit, e cila humbi gjurmët më 24 shtator, pasi mësoi se kërkohej i  telefonoi  “Pa Gjurmë”, pas përfundimit të programit. Në bisedën telefonike që pati me moderatoren Odeta Dume, tha se është mirë, por se ka frikë të kthehet në familje.

Asia dyshon se janë vëllezërit e saj ata që e kanë shtyrë ish-të fejuarin e saj për ta kërkuar dhe nëse ata do ta gjejnë mund ta vrasin. 25-vjeçari pohoi se i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me Klodjanin. Ajo nuk pranoi të tregonte se ku strehohej në Itali, madje nuk la asnjë një  numër telefoni.

Odeta Dume: Unë të falenderoj, që more në telefon dhe reagove. Ju e keni parë emisionin në kanalin tonë në youtube?

Asie Muçaj: Po, po e pashë.

Odeta Dume: E qartë. Asie çfarë ka ndodhur realisht? Pse je larguar ti nga shtëpia?

Asie Muçaj: Kanë ndodhur shumë gjëra Odeta, që unë nuk mund t’i tregoj nga larg. Por unë po të them se jam shumë mirë, jam shumë në rregull, çdo gjë po më ecën mirë për momentin dhe do jem shumë mirë, jam e sigurt.

Unë nuk mund të jap një numër telefoni, se kam shumë frikë nga familja ime dhe unë nuk dua të kthehem më tek ata.

Odeta Dume: Tek babai dhe tek nëna?

Asie Muçaj: Po pra. Edhe unë jam shumë e bindur se këtë gjë po e bëjnë vëllezërit e mi. Sepse vëllezërit e mi kanë probleme me shtetin italian dhe kudo që janë kanë probleme dhe nuk mund të më kërkojnë ata ashtu siç duhet dhe kanë futur atë. (flet për të fejuarin). Unë atij i kam thënë, shiko jetën tënde, nuk më intereson më të jem me ty.

Odeta Dume: Pra i ke dhënë fund marrëdhënies me Klodianin?

Asie Muçaj: Po, po, po. Unë i kam dhënë fund marrëdhënies me Klodianin dhe prindërve u kam thënë se do jem mirë. Nuk jam as e rrugëve, s’jam as pa ngrënë as pa pirë. Këto janë të gjitha.

Tani nuk mund të shpjegoj shumë gjëra Odeta. Do doja shumë të flisja me ty sepse je një njeri vërtetë i mirë dhe ndoshta mund të më ndihmoje, psikologjinë, se normale shumë stres, familja. Normal që familja është gjëja më e madhe në botë, por gjithsesi, të dhashë lajmin që unë jam mirë. Jam shumë në rregull, gjërat po më ecin mirë.

Odeta Dume: Asie ti nuk ke ardhur në Shqipëri, je në Itali aktualisht?

Asie Muçaj: Po po. Jam në Itali.

Odeta Dume: Po ku rri tani tek shoqja apo tek shoqata?

Asie Muçaj: Jo, jo, se më ka marrë dhe shoqja në telefon dhe më tha, “Çfarë ju ke thënë, se na morën?’’, -unë i thashë, “Nuk u kam thënë asgjë’’, pasi unë jam në shoqatë sociale dhe asgjë më tepër. Unë mund t’ju marr ku të doni juve, mund t’ju marr në çdo orë.

Odeta Dume: Po të lutem. Mund të më marrësh në emision sot? Nëse ti mundesh?

Asie Muçaj: Nuk dua të flas publikisht.

Odeta Dume: Asie, unë nuk do të marr më, nuk të kërkoj më. As emisioni ’Pa Gjurmë’, sepse ti na more në telefon e dëgjuam zërin tënd, por çfarë do të bësh me familjen ? Nuk do t’i marrësh as ata në telefon? Pse e ke mbyllur këtë rrugë komunikimi?

Asie Muçaj: Unë nuk dua që ata të më gjejnë. Se kam frikë, normal janë familja ime, kam frikë nuk e mohoj.

Odeta Dume: Ke frikë nga babai yt?

Asie Muçaj: Kam frikë nga vëllezërit e mi. Dhe e di shumë mirë, që nëse ata më gjejnë këto ditë, sa unë nuk kam marr letrat akoma mund të më vrasin në mes të rrugës dhe nuk u intereson asgjë. Prandaj të kam marr edhe pa numër.

Odeta Dume: Po prandaj është e rëndësishme që të flasësh me babain dhe nënën tënde, mos t’i humbasësh kontaktet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME