Categories Sport

Grabitet Lionel Messi! Hajdutët i hyjnë në dhomën e hotelit në Paris, ja çfarë i vjedhin

Lionel Messi ka qenë viktimë e një grabitjeje! Hajdutët kanë vjedhur mijëra stërlina në vlerë monetare dhe sende me vlerë. Bastisja u krye të mërkurën e kaluar në hotelin me pesë yje Le Royal Monceau në Paris.

Sipas The Sun, një grup personash hipën me shkallë nga pjesa e jashtme e ndërtesës dhe përmes çatisë hynë nga një derë e hapur e ballkonit. Katër dhoma të tjera u vunë gjithashtu në shënjestër nga hajdutët që morën gjëra të vlefshme me vlerë mijëra stërlina.

Një kliente femër e hotelit zbuloi se vathët, gjerdani dhe paratë e saj mungonin kur ajo u kthye.

Ajo i tha The Sun: “Të paguash kaq shumë para për një vend në qendër të Parosot dhe të mendosh që është i sigurt, por në fakt ke dikë që ecën nëpër dhomë, kjo është shumë shqetësuese.

Policia na tha se panë dy burra me një çantë në çati në kamerat e sigurisë por ata nuk mund t’i identifikonin, ndërsa nga i njëjti hotel u raportuan edhe tre të grabitur të tjerë veç Messit. “Është e qartë se ka pasur një shkelje shumë serioze të sigurisë dhe po hetohet,“- tha një zëdhënës i Policisë për mediat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME