Ish-ministri i Bujqësisë dhe një ndër figurat kryesore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, ka vendosur të ndërpresë angazhimin e tij me këtë parti politike.
“Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë! Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme . Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje. Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë”, shkruan Panariti.