Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Një e moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës, siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Lorena Kodra, duke u vetëhedhur nga lartësia.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 9 të qytetit të Korçës, ndërsa mësohet se 90 vjeçarja është hedhur nga ballkoni i hyrjes ku banonte. Bëhet me dije po ashtu se 90 vjeçarja ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.
