Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip Audi, i armatosur me një pistoletë dhe me një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit.

Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Siguria”, i zhvilluar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me synim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Sipas Policisë, operacioni u organizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një person po lëvizte i armatosur në qytetin e Vlorës.

Si rezultat i ndërhyrjes, në lagjen “Lef Sallata” u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Audi, efektivët e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, dy krehra me 22 fishekë luftarakë, një mbajtëse plastike me 18 fishekë luftarakë, në total 40 fishekë, si dhe një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj 32-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME