Categories Lajme

Ekskluzive në Inside Story/ Zbardhet dëshmia e adoleshentit që vrau 15-vjeçarin në Gramsh

Sot minorenët po vrasin njëri-tjetrin, ngrenë dorën mbi mësuesit e mbi prindërit e tyre, një situatë që zbulon dështim të shumëanshëm… Me qindra fëmijë kanë mbetur pre e dhunës në institucionet e arsimit. Në këto 30 vite tranzicion është folur shumë për reformat në arsim, por pak për parandalimin e dhunës në shkollë.

Inside Story ka vendosur të trajtojë në këtë emision të tij një vrasje që tronditi nga themelet e opinionit publik shqiptar, duke nxjerrë në sipërfaqe një krizë të thellë të shoqërisë; ekzekutimin me thikë të 15-vjeçarit në Gramsh.

Gjatë ndërtimit të dinamikës së ngjarjes bazuar mbi dëshmitë e dhëna nga adoleshentët para oficerëve të Policisë Gjyqësore, Inside Story ka vendosur të ruaj identitetin e bashkëmoshatarëve që sulmuan viktimën, pasi janë minorenë. Kjo është një plagë e pashërueshme për familjen e të ndjerit, por mbetet një dramë që do të shënjojë jetën e autorëve të ngjarjes që janë thjesht adoleshentë. Më poshtë, zbulohet rrëfimi i Ergit se si agravoi situate derisa ai goditi me thikë Fatjonin fatkeq.

“Dy ditë më parë së bashku me tre shokët e mi, Xhonatan, Orgito dhe Stiven kam vendosur që të shkojë dhe të sqarojë një herë e përgjitmonë konfliktin që Orgito kishte me adoleshentin Qetsor. Dy prej nesh kishin doreza hekuri ngjyrë gold. Ndërsa unë kisha marrë një thikë që hapje me sustë që e bleva në internet dhe doreza të zeza boksi. Stiven kishtë marrë një thikë që hapej me dorë dhe një dorezë hekuri”, ka thënë në dëshmi, adoleshenti që kreu vrasjen.

Kështu të katër shokët nga fshati Drizë pasi kishin bërë planin e tyre, në fund të mësimit ishin drejtuar qytetit të Gramshit. Nga larg, në fushën e basketbollit kishin dalluar djalin me të cilin kishin probleme me një grup shokësh.

Sapo jemi afruar Orgito ka filluar të flasë me Qetsorin. Një djalë që ishte me Qetsorin me flokë kaçurrela më ka sharë. Ky person më goditi me grusht në fytyrë dhe në atë moment nuk e mendova gjatë se m’u errën sytë dhe me dorën e djathtë nxora thikën dhe e godita. Nuk mbaj mend se ku e godita. Gjithashtu nuk mbj mend nëse kam goditur dikë tjetër pas tij pasi mu errën sytë”, është shprehur gjatë dëshmisë.

Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME