Categories Lajme

Eksodi i mjekëve/ Qeveria paketë masash për stimulimin e studentëve të mos ikin: Ja çfarë u ofrohet

Qeveria ka bërë gati një paketë masash për stimulimin e mjekëve të rinj që të qëndrojnë në Shqipëri. Rektori i universitetit të mjekësisë Arben Gjata, një nga pjesëtarët e grupit të punës, thotë se asnjë mjek nuk do të mbahet kundër vullnetit, por dhe shteti nuk do të shpenzojë më për ata që duan të largohen.

“Simulimin  mjekëve në Shqipëri, duke kërkuar nga ata për shkak të shpenzimeve që bëjnë qytetarët shqiptarë të qëndrojnë minimum 3 vjet të punojnë në Shqipëri, nëse s’do bien dakord atëherë do të detyrohen të paguajnë shpenzimet e plota të shkollimit,” – u shpreh Gjata.

Edhe ofrimi i shërbimit në sektorin publik përkundrejt atij privat në Shqipëri do të shoqërohet me benefite për mjekët e rinj.

“Do përfshihet dhënia e kredive të buta për mjekët e rinj që ata që kenë mundësi të marrin banesa me interesa të favorshme nga banka të nivelit të dytë dhe nëse largohen nga sektori publik atëherë do paguajnë me vlerën e tregut, nëse kështu është 2% do shtohet dhe 10%,” – deklaroi Gjata.Fakulteti i mjekësisë po përmbyll procesin e specializimeve për mjekët e rinj. 325 kuota janë vënë në dispozicion të 370 kandidatëve. Për rektorin e universitetit të mjekësisë Arben Gjata rritja e pagave për specializantët do të ndikojë në plotësimin e të gjitha kuotave dhe në degët më pak të preferuara

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME