Categories Lajme

Ekzekutimi i krahut të djathtë të Çapajve, Artan Hoxha: Bankomati i klanit, autorët marokenë

Autorët që ekzekutuan në Belgjikë, Bledar Muçës, 43 vjeç, mikun e ngushtë i Florenc Çapjas, dyshohet se janë marokenë. Lajmin e bën me dije gazetari Artan Hoxha në studion e “Radarit Informativ” në Abc. “Dyshohet se autorët të jenë marokenë. Ideja është se vrasësit mund të mos kenë lidhje direkte por të jenë të kontaktuar për ta bërë këtë gjë. Dyshimet janë se autorët janë marokenë. Veprimet janë ende në fazën  fillestare”, tha Hoxha.

Ndryshe Muça njihej me nofkën bankomati, pasi ishte personi kyç që sillte të ardhura për Çapajt. Sipas gazetarit me vrasjen e tij i janë prerë krahët grupit të Çapajve, duke e konsideruar Bledarin më të rëndësishmin e klanit të tyre. “Goditja e klanit  Çapja ishte arritje e madhe e policisë.

Bledar Muça njihej edhe me nofkën si bankomati, ishte i  riu që prodhonte të ardhurat për klanin, që kishte njohjet. Ishte njeriu që sa herë hynte dhe dilte nga Shqipëria lëvizte me pasaportë britanike, ndërsa kur është vrarë i është gjetur pasaporta bullgare. Imagjino sa e vështirë është të gjurmosh personazhë të tillë.

Muça është personazh shumë i rëndësishëm dhe kjo  është goditje shumë e rëndë për grupin.  Ai siguronte fitimet që vinin nga trafiku në Britani. I është dhënë goditje shumë e rëndë. Është e përmasave të vrasjes së Arjan Spahiut. Dhe ai ishte njeriu që sillte të ardhurat. Pjesëtar i një prej grupeve të tjera që janë goditur në Elbasan. Sulmi ndaj Bledarit ka pasur qëllim të godasë njeriun kryesor që sillte të ardhurat për të përballuar dhe shpenzimet gjyqësore dhe për të mbajtur pjesën tjetër në aktivitet të organizatës dhe për të përballuar sulmet që i vinin ndaj kundërshtarëve”, tha gazetari.

Muça bashkë me Florenc Çapajn, të dy emra të njohur për policinë dhe të përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend, kryesisht në Elbasan, kanë ikur në Dubai së bashku.

“Unë kam një vit që kam sjellë fakte dhe nëse do ishin marrë parasysh nga autoritetet ai do  gjendej i gjallë. Familja e Bledar Muçës është në Dubai. Ai është larguar me Florenc Çapjan atje. Çapja është në masë sigurie në emiratet e bashkuara. Në ngarkim të Bledar Muçës së fundmi s’ka pasur urdhër arresti, edhe pse vitin e shkuar aksidentoi një gardian burgu. Por s’pati përgjegjësi sepse rezultoi se gardiani ishte i dehur dhe i kishte prerë rrugën”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME