Categories Lajme

Ekzekutimi i Nikolin Lekstakajt/ Merren në pyetje 10 persona, fisi Nikulaj mohon të kenë gisht

Rreth 10 persona janë marrë në pyetje nga grupi hetimor në Lezhë në lidhje me atentatin ndaj Nikolin Lekstakajt, i cili u vra pasditen e 19 korrikut, teksa po dilte nga një market në Balldren.

Pjesa më e madhe e tyre raportohet se janë familjarë të Ardian Nikulajt, i vrarë më 19 prill brenda lokalit të tij.

Report Tv mëson se ata kanë pretenduar se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen, ndërsa janë lënë sërish të lirë. Në vijim, policia pritet të marrë në pyetje vëllain e Nikolinit, Bledi Leksatakaj, pronarin e makinës me të cilën 42-vjeçari shkoi për herë të fundit në market të mërkurën.

Marrja në pyetje është lënë të bëhet pas ceremonisë së varrimit.

Policia, pavarësisht se dyshimet i ka mbi pistën e gjakmarrjes, një pistë e tilla akoma mbetet e turbullt për hetuesit, deri në momentin që mungojnë provat konkrete.

Megjithatë, Report Tv mëson përmes burimeve, se familjarët e Lekstakajve janë të bindur se vrasja është për gjakmarrje pasi sipas tyre nuk kanë konflikte të tjera.

Ndërkohë, makina e gjetur e djegur ditën e djeshme në Gjadër është arritur të lokalizohet përmes vëzhgimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, por nga aty hetuesit nuk dinë të thonë nëse autorët janë larguar në këmbë apo i ka pritur ndonjë bashkëpunëtor tjetër për t’i larguar me makinë. Makina është me xhama të zinj dhe përmes pamjeve është e pamundur të dallohet se sa persona kanë qenë brenda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME