Categories Lajme

Durrës/Nis operacioni policor i koduar “Plazh i lirë dhe i sigurtë”, për lirimin e hapësirave të zëna

Durrës/Nis operacioni policor i koduar “Plazh i lirë dhe i sigurtë”, për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme dhe për zbatimin e masave të sigurisë në plazhe.

Kontrollet, të përqendruara në plazhet private, për vrojtuesit e plazheve.

-Gjatë operacionit, evidentohen 3 raste të zënies së hapësirave publike me çadra dhe shezlongë dhe të mungesës së vrojtuesve, në plazhin “Sektor Teuta” dhe në plazhin e Golemit.

Procedohen penalisht 3 administratorët e subjekteve që kishin zënë hapësirën publike dhe nuk kishin marrë masat e sigurisë në këto plazhe. Sekuestrohen 196 çadra dhe 392 shezlongë.

-Gjithashtu, gjatë operacionit është liruar dhe një hapësirë publike që ishte zënë mënyrë të paligjshme. Procedohet penalisht 25-vjeçari që e shfrytëzonte këtë hapësirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh dhe Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë dhe i sigurtë”, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin dhe për zbatimin e masave të sigurisë në plazhe.

Si rezultat, u konstatuan 4 raste të tjera të këtyre paligjshmërive, për të cilat u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për për shtetasit:

-L. K., 59 vjeç, pasi kishte vendosur 70 shezlongë dhe 35 çadra, pa lejen përkatëse, në plazhin “Sektor Teuta” dhe nuk kishte vrojtues plazhi;

– Ll. M., 56 vjeç, pasi kishte vendosur 70 shezlongë dhe 35 çadra, pa lejen përkatëse, në plazhin “Sektor Teuta” dhe nuk kishte vrojtues plazhi;

-A. H., 39 vjeç, pasi kishte vendosur 252 shezlongë dhe 126 çadra, pa lejen përkatëse, në plazhin e Golemit dhe nuk kishte vrojtues plazhi;

-F. F., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi shfrytëzonte një parcelë plazhi, në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon sërish, për të gjithë pronarët dhe menaxherët e lokaleve dhe hoteleve, që të mos zënë pa autorizim, hapësirat publike në plazhe dhe të marrin masa për sigurinë e pushuesve, duke zbatuar kërkesat ligjore, në të kundërt do të ndëshkohen sipas ligjit.

Gjithashtu, ftojmë pushuesit që nëse marrin dijeni për një shkelje të tillë, ta denoncojnë atë, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME