Categories Lajme

Ministrja franceze shkarkohet pas polemikave për kopertinën e revistës “Playboy”

Ministrja për Ekonominë Sociale e Solidaritetin është shkarkuar nga qeveria franceze pas më shumë se gjashtë vjetësh në detyrë, mes polemikave mbi keqmenaxhimin e supozuar të saj të një fondi publik të krijuar për të luftuar ‘ekstremizmin’.

Marlene Schiappa, e cila bëri bujë në prill pasi pozoi për kopertinën e edicionit francez të revistës Playboy, mësoi për shkarkimin e saj gjatë një telefonate me presidentin Emmanuel Macron të enjten pasdite.

“Ne folëm për një kohë të gjatë, rreth tridhjetë minuta,” tha ajo për Le Monde.

“Presidenti Macron më falënderoi për angazhimin tim të pandërprerë gjatë shtatë viteve të fundit.”

Paraqitja polemizuese e ish-ministres në Playboy tërhoqi kritika nga kolegët dhe kundërshtarët. Kryeministrja Elisabeth Borne e qortoi vendimin e Schiappa për të dhënë një intervistë në revistën për burra, duke e quajtur atë ‘aspak të përshtatshme’.

Kohët e fundit, Schiappa është përfshirë në një skandal mbi fondin ‘Marianne’, që u themelua me ndihmën e saj pas prerjes së kokës në vitin 2020 të mësuesit të shkollës në Paris, Samuel Paty.

Një hetim mediatik nga revista Marianne dhe televizioni France 2 akuzoi Schiappa për ridrejtimin e mbi 2 milionë euro para publike për njerëzit me të cilët ajo kishte marrëdhënie personale.

Politikanët e opozitës i kërkuan gjithashtu asaj të jepte dorëheqjen pasi Zyra e Prokurorisë Kombëtare Financiare hapi një hetim për disa vepra të supozuara, duke përfshirë ‘keqpërdorimin e fondeve publike nga pakujdesia’.

Schiappa i ka mohuar të gjitha akuzat, duke i hedhur poshtë pretendimet si ‘shpifje’ ndërsa kërcënoi se ‘do i ndjekë rastet e shpifjes kundër të gjithë atyre që bëjnë akuza të rreme’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME