Categories Lajme

Elbasan/ Kush i shpërndan tableta dixhitale për nxënës të klasave kolektive

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi vijon me vizitat në klasa kolektive, ku ka dorëzuar tableta digjitale për nxënësit. Tabletat janë shpërndarë në një shkollë 9-vjeçare në Shelcan, ku të pranishëm ishin kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, si dhe deputeti i qarkut, Arben Kamami.

“Sot, me Gledin dhe Arbenin u bëmë një surprizë nxënësve të klasave kolektive të shkollës 9-vjeçare ‘Jonuz Topuzi’ në Shelcan, Elbasan, duke u dhuruar tableta digjitale që të ndjekin mësimin edhe nëpërmjet platformës mësimore online Akademi.al nëse do të kenë nevojë”, shprehet ministrja Kushi.

Ajo shton se gjatë kësaj vizite është bashkëbiseduar me nxënësit dhe të pranishmit mbi ecurinë e deritanishme të procesit mësimor, si dhe mbi rëndësinë e mbajtjes së maskës, ruajtjes së distancës e kujdesit ndaj higjienës. “Në këtë aspekt, jam e lumtur që edhe nxënësit e kësaj shkolle janë plotësisht të ndërgjegjshëm mbi respektimin e rregullave dhe rëndësinë e zbatimit të tyre në këtë kohë pandemie”, shprehet Kushi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME