Categories Lajme

Emigrantët në karantinë, PD i kërkoi anulimin e vendimit, KQZ: Do ja çoj kërkesën Shëndetësisë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi mori në shqyrtim dhe diskutoi kërkesën e Presidentit të Republikës Ilir Meta, Avokatit të Popullit dhe PD-së, që i kërkuan që të ndërhyjë për të anuluar vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve që nuk lejon votimin e emigrantëve, që vijnë ditët e fundit. Celibashi u shpreh se “çështja në fjalë është jashtë kompetencës sime”.

“Është kompetencë e Ministrit të Shëndetësisë. Këtë kërkesë do t’ja përcjell menjëherë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale” tha ai. Gjithashtu edhe përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Salianji u shpreh se “KQZ nuk ka asnjë lidhje me këtë cështje. Nuk bëhen këtu ankime që nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet. Vendimi i komitetit të ekspertëve për pandeminë nuk lidhet me KQZ-në“.

Pak ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të gjithë qytetarët shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë për shkak të ngarkesës së lartë virale në këto dy vende, sipas ekspertëve shqiptarë. Por një urdhër i tillë do të thotë bllokim dhe heqje e së drejtës për të votuar në 25 Prill.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME