Categories Lajme

EMRAT/ Shkatërrohet banda e drogës në Angli, kush janë shqiptarët e arrestuar

Katër anëtarë të një bande shqiptare të drogës që drejtonte një biznes kokaine prej 2 milionë paundësh në Preston dhe Chorley janë dënuar me 24 vjet burg.

Prokurorët e përshkruan operacionin si “i ngjashëm me një firmë taksi” me linja telefonike që funksionojnë 24/7. Banda kishte qendra telefonike, të vendosura në Mançester për të siguruar që operacionet të drejtoheshin nga një zonë e veçantë policie, dhe punësonte një rrjet korrierësh, që punonin me turne 12 orëshe, për të shpërndarë drogën te klientët.

Korrierëve, të cilët ishin kryesisht nga Shqipëria dhe Evropa, iu dhanë dokumente të rreme identiteti italiane për të shmangur zbulimin, dëgjoi Gjykata e Preston Crown. Bekin Hasmehaj, 35 vjeç, mbante një pozicion të lartë drejtues brenda ndërmarrjes.

Klientët do të telefononin një qendër telefonike dhe do të bënin një porosi, duke lënë një kod të veçantë për dorëzimin e drogës, ndërsa më pas, personi pas telefonit lajmëronte një korrier për të dërguar drogën. Sipas prokurorisë “modeli i grupit shqiptar ishte kompleks dhe ishte krijuar për ta bërë të vështirë për policinë identifikimin e parave ose drogës”.

Më 29 janar 2020, oficerët bastisën shtëpinë e Hasmehajt në Marchwood Close dhe gjetën sasi të mëdha parash, droge dhe telefonash celularë, ndërsa pas arrestimit të tij bashkëpunëtorët u vunë në punë për t’u siguruar që biznesi i drogës të mbetej i hapur.

Një tjetër drejtues i bandës, Albi Hoxhaj, 36 vjeç, drejtonte një nga qendrat e drogës në Mançester ndërsa gjatë një periudhe gjashtëmujore ai drejtoi korrierët për të shpërndarë drogën në zonat e Preston dhe Chorley.

Nga ana tjetër, i arrestuari tjetër Klevis Prensi, 33 vjeç, ka qenë i afërt me familjen Hasmehaj ndërsa shtëpia e tij përdorej për peshimin dhe paketimin e drogës, ndërsa i dënuari tjetër Altin Nikolli, 37 vjeç, ka punuar në një nga qendrat e marrjes së telefonatave të klientëve për një muaj në fund të vitit 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME