Categories Lajme

EMRI/ Kishte fshehur 3 kg ar dhe bizhuteri poshtë rrobave, gruaja nga Laçi nuk i shpëton kontrollit, detaje

Në aeroportin e Stambollit është kapur një sasi prej 3 kg ar dhe shumë bizhuteri floriri e ora luksoze. Mediat e huaja shkruajnë se në pranga ka rënë gruaja shqiptaren Fatime Reçi, pasi iu zbuluan ari dhe bizhuteritë, të cilat i kishte me vete të fshehura poshtë rrobave. E arrestuara është Fatime Reçi, u kap më 14 janar të 2022.

Fatim Reçi është kthyer në qendër të mediave turke, ditët e fundit pas publikimit të videove nga ndalimi i saj në aeroportin e Stambollit. Sipas disa mediave në vendin tonë Fatime Reçi është nga Laçi dhe mendohet se është ‘korrierja’ e një grup i kriminal shqiptar që operon në këtë zonë.

Gruaja ka lidhje familjare me një personazh të ekzekutuar kohët e fundit pikërisht në qytetin e Laçit, ku vrasja e fundit rezulton se ka qenë ai i Xhelal Reçit. Veprimet e dyshimta të gruas bën që policia ta kontrollonte, por në valixhen e saj nuk u gjet asgjë e dyshimtë. Pas kontrollit të imtësishëm gruas iu gjet një çantë e ngjitur në zonën e barkut, ne të cilën kishte futur bizhuteri, shufra ari dhe ora luksoze në sasi të konsiderueshme. Kjo ka bërë që ajo të arrestohet në aeroport, por është lënë më pas e lirë me kusht.

Në valixhen e fshehur në zonën e barkut poshtë rrobave, u gjet jo pak por 3 kg e 117 gram flori me vlerë tregu 2 milionë e 500 mijë lira, 14 ora dore të markave të ndryshme me vlerë tregu 565 mijë lira, bizhuteri ari, unaza vathë, rreth 588 gram me vlerë tregu afërsisht 352 mijë lira, 73 bizhuteri ari gjithsej 104 gramë ari në pesha të ndryshme, në formën e 817 gramë monedha në përmasa dhe pesha të ndryshme dhe 8 shufra të vogla, me vlerë tregu rreth 83 mijë e 400 lira, të cilat u sekuestruan nga policia turke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME