Categories Lajme

Emri/ Mashtroi sikur e kishte rrahur burri dhe e futi kot në qeli, dënohet gruaja nga Tirana

Gjykata e Tiranës shpalli fajtore një grua nga Tirana e cila kreu denoncim të rremë kundër burrit duke shkaktuar burgosjen e padrejtë të tij.

Alba Miftari, nënë e dy fëmijëve e kallëzoi bashkëshortin për dhunë në familje në krye të 17 viteve martesë, dhe duke besuar këtë version policia nuk hezitoi ta dërgojë të dyshuarin në qeli.

Burri i dyshuar qëndroi në paraburgim nga muaji qershor. Por më pas bashkëshortja firmosi një deklaratë tek noteri ku pranonte se kishte gënjyer policinë. Pas hetimeve  Gjykata e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij.

Denoncimi i kryefamiljarit u krye në kulmin e konflikteve që i dyshuari kishte me familjen e vajzërisë së Miftarit, me të cilën kishin mosmarrëveshje për çështje pronësie. Por pasi pa që burri nuk po lirohej, Miftari këmbënguli se burri nuk e kishte rrahur kurrë.

Për një vit u regjistruan përmbi 3 mijë raste dhune për të cilat u aplikua me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje që më pas janë konfirmuar dhe nga gjykata me detyrimin që agresori të qëndrojë 500 metra larg viktimës dhe të mos e kontaktojë atë. Në mjaft raste të tjera gjykatat kanë urdhëruar largimin e agresorit nga banesa.

Ky është rasti i parë kur një denoncues për dhunë dënohet për kallëzim të rremë. Edhe pse shumë gra në gjykata kërkojnë lirimin e të afërmit të dhunshëm, kryesisht me argumentin se burgosja e familjarit ju ka sjellë vështirësi ekonomike për rritjen e fëmijëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME