Categories Lajme

Sherr masiv në Itali/ Familjarët e vajzës shqiptare nuk pranonin fejesën e saj me të riun maroken

Një fejesë e padëshiruar mes një vajze shqiptare dhe një djali maroken në Itali është bërë shkak për përplasjen fizike mes disa personave.

Media italiane, Lasiciliaweb.it bënë me dije se, 18-vjeçaja shqiptare dhe partneri i saj 21-vjeçar nga Maroku kishin nisur një lidhje dashurie prej kohësh. Prej disa muajsh familja e vajzës kishte kundërshtuar fejesën e tyre.

Mbrëmjen e djeshme çiftin kishte dalë për një shëtitje me motrën e 21-vjeçarit kur janë hasur në rrugë me xhaxhain e vajzës dhe bashkëshorten e këtij të fundit të shoqëruar nga disa miq të tyre. Ata menjëherë kanë nisur të ofendojnë shoqëruesit e vajzës.

Vajza u mundua të qetësojë situatën duke u kërkuar atyre të ndalojnë por u qëllua me shuplakë ndërsa njëri nga familjarët e kapi nga flokët.

Edhe djali nga Maroku u sulmua nga xhaxhai i partneres së tij. Në atë moment në rrugë janë shfaqur edhe familjarë të tjerë të vajzës, përfshirë edhe një 32-vjeçar i cili ka kërcënuar me thikë çiftin e ri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME