Categories Lajme

EMRI/ Në moshën 58 vjeçare, ndërron jetë luftëtari i orëve të para të UÇK-së

Pas një sëmundjeje të rëndë, sot në moshën 58-vjeçare ndërroi jetë zyrtari i lartë i intelegjencës në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, kolonel në TMK dhe luftëtari orëve të para të UÇK-së, Cen Aliçkaj.

Cen Aliçkaj, është lindur më 29.04.1964 në Lybeniq, rrjedh nga një familje patriotike dhe kombëtare.

Qysh në moshën 14-vjeçare ka marrë pjesë në aksione kombëtare, siç ka qenë vendosja e parullave per shkrimet e kohës “Nini rren e Ylli s’rren”. Ai ka qenë aktiv në veprimet kombëtare të viteve 1981, 1982 dhe gjatë gjithë jetës. Më 1982 burgosur politik dhe nuk ka qenë hera e parë.

Në fund të viteve 80 dhe në fillim të viteve 90, Cen Aliçkaj ka qenë njëri ndër organizatoret kryesor të Lëvizjes së Studentëve dhe të aksionit të pajtimit të gjaqeve. Për shkak të ndjekjeve nga pushteti i atëhershëm, në fillim të viteve të 90-ta, ka migruar në Gjermani.

Ai edhe atje e ka vazhduar veprimtarinë kombëtare, bashkë me shumë veprimtarë të tjerë. Veprimet ushtarake të Cenës kanë qenë të një niveli të lartë të trimërisë dhe atdhedashurisë. Në ditët e fundit të luftës, ai ishte plagosur, duke e tërhequr kufomën e bashkëluftëtarit Xhemajl Fetahaj. Veprimtarinë patriotike dhe kombëtare, Cen Aliçkaj e ka vazhduar gjatë gjithë jetës së tij.

Ai ka shërbyer edhe në TMK dhe FSK. Cena ka qenë prej atyre luftëtarëve që i ka dhënë krejt çka ka pasur për atdheun e nuk ka kërkuar asgjë prej tij. Cen Aliçkaj ka mbrojtur deri në fund idealet dhe parimet e tij dhe nuk ka bërë kurrë kompromis me dinjitetin dhe krenarinë e tij prej luftëtari.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Cen Aliçkaj ka qenë njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin.

“Kur po i formonim rreshtat e parë të UÇK-së, ndër të parët që hyri në rreshtin e ushtarëve ishte edhe Cen Aliçkaj. Ishte luftëtar i fortë, njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin!

Sot, në paqe, Cena na u nda nga rreshti për t’ju bashkuar shumë burrave të kombit që i kishte përkrah luftës për liri.”, ka shkruar Hardinaj në Facebook, duke shtuar, pusho i qetë në tokën për të cilën luftove, Cen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME