Categories Lajme

Fabio Dushku: S’mbante më ujë pilafi me Kozakun

I burgosi përjetë Fabio Dushku në një intervistë telefonikë në studion e Shqipëria Live dha versionin e tij për rrëmbimin e Kozak Braçit,një personazh i njohur në Instagram. Sipas Dushkut, nuk kemi të bëjmë me një rrëmbim, por ky ishte thjesht një ‘leksion’ sipas tij për Kozakun , për të cilin ai thotë se dikur kanë qenë miq, por ai e kishte tepruar prej kohësh me deklarata nëpër rrjetet sociale. Dushku, i kërkoi falje edhe nënës së Kozakut , për rastin në fjalë.

“Me Kozakun, njerëzit e tij, kemi pas marrëdhënie të mira, më vjen keq për familjen e tij, nënës së tij i kërkoj falje, por Kozaku tejkaloi çdo limit njerëzor, unë jam në burg tani, ai merret me Instagram me gjëra, me rrjetet sociale degjenerohen kot, shahen, ky është shembull shumë i keq, i kanë trejkaluar sumë gjërat. Kozaku e nisi si me shaka, po i tejkaloi gjërat, e coi ku s’mbante më ujë pilafi, pastaj gjithë fisi im u ngrit, po u thashë lërë se do e zgjidhim”,tha Fabio Dushku në Shqipëria Live.

Pyetje: Rrëmbimin e nxite ti? Dushku: Po çca rrëmbimi, aman, Kozakun thjesht e futën në makinë dhe i futën 5 shpulla, në një lagje tjetër, që të mos shkonte ndonjë nga fisi dhe ta vriste i dhanë një mësim ca shokë. Dhe ajo u bë gabimisht publike, se shokët e mi duke parë ato çfarë ka bërë ai, nga adrenalina u futën live. Unë tani nuk jam shok me atë, po njerëzit i tij i kam miq kemi ngrënë në një pjat në burg. Rrjete sociale une s’kam se jam në burg, i përdor vëllai, im. Nuk tregohen dhëmbët në internet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME