Categories Lajme

Makina e policisë përplasë “Mercedesin” në aksin Dimal-Lushnje

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të mërkure në aksin nacional Dimal-Lushnje, disa metra lart rreth-rrotullimit të Poshnjes.

Një mjet tip Benz elegance, me targa AA 780 DE, që drejtohej nga shtetasi Endri Zhuka, duke dalë me shpejtësi nga një rrugë dytësore fshati, ka goditur mjetin e policisë së Patrrullës Rrugore.  Si pasojë e përplasjes së fortë, të dyja mjetet janë rrotulluar në rrugë, ndërkohë është plagosur  drejtuesi i Benzit, i cili po merr mjekim në spital.

“Sot rreth orës 12:00 në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Poshnjes, shtetasi E.Zh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin e Policisë i cili drejtohej nga punonjësi i policisë në shërbim, shtetasi A.Xh.

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi E.Zh, i cili ka marrë ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Berat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policise.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME