Categories Lajme

Familja Mata në Thumanë pa mbështetje prej 8 muajsh

“Kur ra tërmeti kemi dalë jashtë se ishte duke na zënë brenda. Për dy ditë kemi ndezur zjarr dhe qëndruam jashtë”, kështu e kujton atë moment kryefamiljari i familjes Mata. Pas tetë muajsh kujtimet e saj dite janë ende të gjalla. Lëkundjet e forta të tokës mëngjesin e 26 nëntorit duken në çdo shtëpi të Thumanës.

Kjo është banesa e Dritan Matës. Në këtë shtëpi jetojnë 6 persona, mes të cilëve edhe dy të mitur. Më i vogli erdhi në jetë pak ditë rënies së tërmetit. Që prej asaj kohe familja është përballur me vështirësi pafund. “Këtu jeton djali. Jemi shumë ngushtë. Sot në këtë ditë askush nuk më ka dhënë një kokërr kripë. Inshallah vë Zoti dorë për këta fëmijë sepse më keq nuk ka”, u shpreh ajo.

Shtëpia është e pabanueshme. Natën detyrohen ta kalojnë në çadër nga frika. Janë munduar ti bëjnë disa riprime, por të pamjaftueshme. “S’ka mundësi që të bëjë shtëpi. Punon vetëm për të mbajtur familjen”, shprehet ai.

Thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë e për banesën nuk e dinë se në cilën shkallë është dëmtuar. “Erdhën njëherë  bënë ca fotografi dhe u larguan”, u shpreh ajo. Kjo familje kërkon ndihmë nga shteti që ti ndihmojë në ndërtimin e shtëpisë, pasi jetesa në çadra vështirësohet dita ditës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME