Categories Lajme

Fansat i pëlqejnë shumë si çift, por mësuesja e “Për’puthen 40+” zbulon se me Ilirin…

Gilberta është shumë aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku vazhdimisht vendos që të bëjë bashkëbisedime me ndjekësit. E kështu ka bërë edhe së fundmi, ku nuk ka ngurruar që t’u kthejë përgjigje të gjitha pyetjeve të fansave. E sigurisht që pyetjet më të shumta ishin rreth pjesëmarrjes së saj në reality show, si dhe rreth marrëdhënies së saj me konkurrentin Ilir, me të cilin ka pasur disa takime mjaft të bukura.

Por pavarësisht se takimet e tyre janë të bukura, romantike dhe biseda të këndshme, duket se herë pas here edhe debatojnë e mërziten me njëri-tjetrin. “Sa yll je! Në mendje, shpirt, paraqitje. Me Ilirin shkoni shumë, vetëm lumturi paç”, i shkruan një fans, ku mësuesja përgjigjet duke postuar një foto me konkurrentin: “Jemi zënë përsëri”.

Më pas një tjetër e pyet nëse është pajtuar me Ilirin, meqenëse janë zënë. Dhe përgjigja e Gilbertës është jo, madje as nuk flasin. “Jo. Nuk flasim, jemi të zemëruar”, përgjigjet mësuesja, duke lënë të kuptojë se diçka nuk shkon në marrëdhënien e saj me Ilirin. E teksa fansat e tyre mendonin se ata mund të dilnin çift nga programi, vihet re se paska një krisje në marrëdhënien e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME