Categories Lajme

Kate Middleton në funeralin e Philip me varësen e diamantit

Dukesha e Cambridge ishte sot personifikimi i hijeshisë me bizhuteritë e Madhërisë së saj në funeralin e Dukës së Edinburgh. Bashkëshortja 39 vjecare e Princit William gëzoi një marrëdhënie të mirë me gjyshin e burrit të saj, prandaj mbante sot veshur vëthët me perla të mbretëreshës, si dhe varësen e diamantit që monarkia i ka dhuruar më herët princeshës së ndierë Diana.

Varësja e perlave e koleksionit të madhërisë së saj është mbajtur më herët nga vjehrra Princeshë Diana në vitin 1982. Mbretëresha ia kishte dhënë hua Dianës, e cila adhuronte perlat, e cila i veshi në një banket të dhenë nga mbretëresha Beatrix e Princi Claus i Holandës. Sipas raportimeve, mbretëresha kishte kërkuar që varësja e perlave japoneze me katër rreshta  të krijohej nga kulturat më të çmuara, me një kapëse harkore diamanti në mes.

Mbretëresha e ka mbajtur varësen në vitet 1980-të e 1990-të, si dhe në një darkë me ish-kryeministren britanike Margaret Thatcher në Londër në 1995. Kate mbante gjithashtu veshur një fustan 1,605 paundë nga Roland Mouret, me linjë asimetrike të qafës – të cilin e ka veshur dhe në festivalin përkujtimor të Legjionit Britanik në  2018. Kate dhe Princ Philip kanë pasur deri tani një marrëdhënie të mirë, teksa Princ William ka thënë se është mirënjohës që Kate, me të cilën është martuar në 2011, ka pasur kohë të njihet me gjyshin e tij.

William tha në homazhet e tij për Princ Philip: “Shekulli i jetës së gjyshit tim është përcaktuar nga shërbimi ushtarak, për vendin e tij dhe vendet e lidhjes britanike të  Commonwealth, përkushtuar ndaj gruas së tij mbretëreshës dhe familjes tonë”, tha ai duke iu referuar Britanise dhe vendeve koloniale saj. William shtoi se ai dhe Kate janë zotuar të ndjekin premtimet e Dukës në mbështetje të mbretëreshës. “Gjyshi im ishte një burrë i jashtëzakonshëm dhe unë e Catherine do të vijojmë të zbatojmë vullnetin e tij në mbështetje të Mbretëreshës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përgjimet në SKY ECC i nxjerrin zbuluar/ Trafikanti i njohur i kokainës, në vështirësi pas humbjeve të mëdha

Sipas medias italiane Corriere della Calabria, hetimet e Prokurorisë së Milanos kanë zbuluar një rrjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia dhe IMT-ja KONFISKOJNË pallatin 12-katësh në Tiranë! Ishin ngritur edhe 3 kate shtesë pa leje

Policia e Shtetit në Bashkëpunim me IMT-në e bashkisë Tiranë, kanë konfiskuar një ambient banimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në SHBA krimineli Sokol Hoxha, i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe ekzekutimin e gruas pasi refuzoi prostitucionin

Ka marrë fund arratia e një prej shqiptarëve më të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare. Pas…

LEXO ME SHUME