Categories Lajme

Princ William e Harry riafrohen/ I flasin njëri-tjetrit në funeralin e gjyshit

Princi britanik William dhe vëllai i tij ‘rebel’ Harry i kanë folur sot njëri-tjetrit gjatë funeralit të gjyshit Philip në kështjellën mbretërore Windsor , teksa u shfaqën bashkë në publik për herë të parë prej më shumë se një viti. Dy princat folën me njëri-tjetrin gjatë daljes nga faltorja e kështjellës George’s Chapel teksa më herët kishin marrë pjesë në shoqërimin e arkivolit të Dukës se Edinburgh, bashkë me kushëririn e tyre Peter Phillips. Biseda e tyre erdhi me sa duket pas vendimit të familjes mbretërore për t’u rikthyer në kështjellë megjithse makinat ishin përgatitur për to.

Miku i Harry-t Tom Bradby, i cili po komenton në mediat britanike funeralin tha: “Funeralet janë një kohë riafrimi në dhimbje, dhe në fund të fundit kjo ishte ajo çka të gjithë dëshironim të shikonim, dhe aq më shumë vetë familja”. Rreth një ore me heret, Duka i Cambridge hyri në faltore përkrah vëllait më të vogël dhe gjatë shërbesës ata u ulën përballë njëri-tjetrit, i pari pranë gruas së tij Kate Middleton. Gruaja e Harry, Meghan Markle nuk ishte prezente.

William e Harry dukeshin të trishtuar teksa ecnin në heshtje prapa Land Roverit që mbante trupin e gjyshit të tyre dhe shikonin përpara teksa të dy mbanin kostume të zeza. William, 38 vjeç, e Harry, 36, ishin mes anëtarëve të familjes mbretërore që shoqëruan arkivolin në kishë, pasi dolën nga kështjella Windsor në ora 2.45. Sot ishte hera e parë që Harry e William shiheshin së bashku që prej marsit 2020, kur ata ishin në një shërbesë fetare në katedralen Westminster Abbey me mbretërorë të tjerë, dhe mezi shihnin njëri-tjetrin në sy.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME