Categories Lajme

Faturë e shtrenjtë energjie, si u zbulua plantacioni me kanabis në Spanjë, në pranga katër shqiptarë

Katër shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga Mossos d’Esquadra si përgjegjës për kultivimin e një plantacioni marijuane në Ulldecona, Spanjë. Të arrestuarit ishin përgjegjës për kultivimin e bimëve narkotike. Brenda në magazinë janë konfiskuar 820 bimë.

Disa javë më parë, policia katalanase kishte marrë informacionin se në një magazinë të vendosur në periferi të Ulldecona, midis qendrës urbane dhe autostradës Santa Bàrbara, kishte një magazinë industriale të papërdorur ku mund të rritej marijuana.

Gjatë kësaj kohe, agjentët e Njësisë së Hetimit të Komisariatit të Ampostës kanë qenë në monitorim të zonës. Përveç kësaj, ata kanë verifikuar se ndërtesa në fjalë konsumonte një sasi të madhe energjie elektrike, gjë që vërtetoi se dyshimet mund të ishin reale.

Gjithashtu theksohet se në zonë janë gjetur rreth 820 bimë marijuane, si edhe dhjetë kilogramë sytha të përgatitur për shitje.

Magazina ishte përshtatur me të gjitha mjetet për kultivimin e lëndës narkotike, që nga ndriçimi, vaditja apo produkte të tjera që përdoreshin nga trafikantët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME