Categories Lajme

Fermerët: Ka varfëri, pyesin për çmimin e largohen

Zadrima e Lezhës është një nga zonat, që ka krijuar traditë në mbarështimin e gjelit të detit. Shpendët prej ditësh janë nxjerrë në shitje buzë rrugëve nacionale apo në tregje.

Por ajo që vihet re është ulja vit pas viti e numrit të mbarështuar. Fermerët më të vjetër e lidhin këtë më largimin e të rinjve ose refuzimin e tyre për t’u angazhuar me një punë që, sipas tyre, kërkon shumë mund e në fund fitimi nuk është i sigurt. “Vetëm të moshuarit merren me këtë punë sepse të rinjtë janë larguar jashtë. Përfitimet janë të dobëta, duke e krahasuar me mundin që bëjmë për t’i rritur. Këtë vit ka rënë shumë mbarështimi i gjelit nga fermerët e Zadrimës. Kemi shumë herë më pak se vitet e shkuara. Kjo po na shqetëson shumë, pasi ne kështu po humbim traditën e trashëguar”, shprehet Nikoll Lazri, fermer i kësaj zone. Mungesa e tregut për produktin shqiptar, edhe si pasojë e importeve, është një tjetër arsye pse fermerët e Zadrimës po largohen nga kjo traditë. “Po na dëmton shumë edhe mungesa e tregut. Nuk ka shitje, pasi janë futur shumë shpendë të importuar në Shqipëri. Na ka munguar edhe mbështetja dhe kjo është e pafalshme”, shprehet një tjetër fermer, i cili shpesh kthehet në shtëpi bashkë me gjelat e detit të pashitur.

Gjeli i detit konsiderohet si mbreti i tavolinës së Vitit të Ri. Ndaj mjeshtrit e kuzhinës propozojnë gjithmonë ide të reja si ky produkt mund të jetë më gjatë i pranishëm në menynë e shqiptarëve. Për t’i inkurajuar sa më shumë fermerët e Zadrimës, shefi i kuzhinës Altin Prenga, prej vitesh gjelin e detit të tyre e ka bërë pjesë së menysë së restorantit të tij. Por kjo nuk është e mjaftueshme, pasi fermerët e kanë të nevojshme inkurajimin e mbarështimit dhe sigurinë e tregut.

“Në një fshat shumë të vogël siç është Maba ne morëm lakrën dhe gjelin e detit. Me to gatuam një recetë që është e stinës. Shumë herë nuk është mungesa e tregut problemi, por edhe tendenca e rinisë për të braktisur tokat dhe kjo është mjaft shqetësuese. Duhet që njerëzit t’i rikthehen punës në bujqësi, pasi në këtë tokë është e ardhmja”, shprehet Prenga, i cili po ndihmon me sa mundet fermerët e zonës.

Siç thonë fermerët, sot në Zadrimë mbarështohen deri në 20 mijë shpendë, rreth 7 herë më pak se para viteve ‘90. Ata e lidhin këtë me uljen e kërkesave nga ana e qytetarëve. Sipas tyre, tashmë mundësitë për të pasur një gjel deti në tavolinën e Vitit të Ri janë të pakta. “Ulja e kërkesës tregon se varfëria është ulur këmbëkryq. Po shesim 7 herë më pas sesa në vitet ‘90. Qytetarët nuk kanë më para për të blerë gjelin e detit. Ata vijnë, pyesin për çmimin dhe më pas largohen pa marrë asgjë. Edhe ne nuk mund t’i shesim krejt lirë, pasi dalim me humbje. Këtë vit shitjet kanë qenë shumë të pakta. Po rrime gjithë ditën në pritje të blerësve dhe më kot. Shpresojmë që në ditët e fundit para festave të kemi shitje, në të kundërt, ne falimentojmë”, shprehen banorët që janë marrë me mbarështimin e shpendit në këto muaj. Ata bëjnë apel edhe për bashkinë që t’u sigurojë një treg, ku edhe qytetarët të mund të vijnë më lehtë. /ELVIS HILA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME