Categories Lajme

Fier, aksidentohet 15 vjeçari, një 75-vjeçar gjendet i vdekur në rrugë

Policia e Fierit njofton se në fshatin Çermë Shkumbin, Divjakë, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi R. L., 75 vjeç.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale, vdekja dyshohet për shkaqe natyrale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin D. Zh., 45 vjeç, banues në Roskovec, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, në aksin rrugor Marinëz-Roskovec, ka aksidentuar një 15-vjeçar, banues në Roskovec.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar edhe drejtuesi i motomjetit. Të dy të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME