Categories Lajme

Fiks Fare/ Studenti i kitarës humb titullin ‘Mësues’, MASR dhe UART fajësojnë njëra- tjetrën

Ervin Telo zotëron një diplomë në ciklin e studimeve “Master Profesional” me titull “Kitarist” në Fakultetin e Muzikës në Universiteti i Arteve, Tiranë. Studenti është regjistruar në “Fakultetin e Muzikës” më 29.10.2018, me qëllim kualifikimin si profesionist si dhe zotërues të aftësisë pedagogjike për dhënien e mësimit dhe më 15.06.2020 ka marrë edhe diplomën. Deri në atë moment, studentët e ciklit “Master Profesional” në degën e kitarës përftonin diplomë edhe si “Mësues Kitare”.

Bashkëngjitur në diplomën e studentit z.Telo është edhe Suplementi i Diplomës i cili në seksionin “Informacion mbi përmbajtjet e studimit dhe rezultatet e arritura”; pohon se studenti kualifikohet edhe si mësues i kurrikulave artistike për shkollat e mesme apo të larta.

Në muajin tetor 2020 denoncuesi Telo ka kërkuar të zhvillojë një praktikë mësimore dhe ZVA Tiranë e ka refuzuar, pasi në diplomën e studentit titulli ishte “Kitarist” dhe jo “Mësues në Kitarë”.  Ervini kërkon ndihmën e Fiksit, pasi ai nuk po mundet të punësohet si mësues edhe pse në Suplementin e Diplomës së tij shkruhet qartë e zeza mbi të bardhë.

Fiks Fare fillimisht u interesua  pranë Fakultetit të Muzikës.  Gazetarëve iu shpjegua se ndërkohë që viti akademik kishte nisur në 2018, në muajin dhjetor,  fakulteti  ka pasur një urdhër rioganizimi nga MASR në 27.12.2018, i cili ka prodhuar edhe këtë situatë.  Fakulteti i Muzikës argumenton se me urdhërin e ri të  MASR studentit nuk i njihet ana pedakogjike. Zv.rektori i fakultetit thotë se  faji qëndron te MASR që me një urdhër prapaveprues ka djegur studentët.

Vetë Erioni i drejtohet me diplomën e tij Zyrës Arsdimore Tiranë , e cila nuk e përfshin në praktikat mësimore duke argumentuar se ai zotëron një diplomë me titull “Kitarist” dhe jo “Mësues Kitare”. Përgjegjësi i kurrikualve në ZVA Tiranë pohon se studenti ka të drejtë, por për shkak të moskoordinimit të institucioneve  të MASR dhe Fakultetit të Arteve, studenti nuk ka të drejtë të ushtrojë profesionin si mësues. ZVA Tiranë argumenton se faji qëndron te Fakulteti i Arteve, pasi këta të fundit nuk kanë zbatuar udhërin e muajit korrik të vitit 2018 nga MASR i cili diktonte riorganizimin e programit të studimeve. Por këtë e hedh poshtë Universiteti i Arteve, Fakulteti i Muzikës pasi urdhëri u ka shkuar në dhjetor  kur viti akademik kishte 2 muaj që kishte filluar.

Në këto kushte Erion Telo iu drejtua edhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë ku në sekretarinë e këtij institucioni nuk japin detaje në lidhje me çështjen, por argumentojnë se ka pasur një udhër i cili duhej të ishte zbatuar nga Fakulteti i Muzikës.

Edhe Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë zyrtare MASR. Në përgjigjen e saj minsitria sqaron se nuk  ka riorganizuar  programin ‘Master Profesional’ nga ‘Kitare’ me 60 kredite, në “Kitarë dhe Mësuesi”  me 60 kredite dhe kohëzgjatje 1 vit në vitin 2018, pasi aplikimi nga Universiteti i Arteve  nuk ishte konform përcaktimeve të nenit 83, pika 2 të ligjit nr 80/2015.  Si pasojë e moskoordinimit  të dy institucioneve  edhe pse Ervin Telo përfundoi studimet e masterit e la atë edhe shumë të tjetrë që kanë kryer studimet në vitin akademik 2018-2019 pa titullin ‘Mësues”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME