Categories Lajme

Fitorja e PS në Njësinë 10, Rama: Faleminderit zgjedhësve!

Rezultati i parë i votimit në Tiranë ka ardhur nga Njësia 10, njësi kjo që për herë të parë u implementua vota elektronike. Partia Socialiste siguroi 6.007 vota në këtë zonë, e dyta u rendit Partia Demokratike me 4.550 vota dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim me 628 vota.

Përgjigja doli edhe për kandidatin preferencial. Nga kandidatët e Partisë Socialiste më i votuari doli Fatmir Xhafaj, i cili është dhe kandidati për deputet në këtë zonë. Ndërsa në radhët e Partisë Demokratike, më i votuari u shpall Agron Shehaj. Sakaq, pas publikimit të këtij rezultati, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Mbi videon e publikuar, ku u shfaq kryebashkiaku Erjon Veliaj, Rama falenderon Njësinë 10 për besimin, si dhe bën thirrje që të numërohet deri në votën e fundit. “Deri në votën e fundit
Faleminderit zgjedhësve të Njësisë 10, Tiranë ”, shkroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME